Bota

Xhamitë historike të Pakistanit mirëpresin vizitorët edhe gjatë Ramazanit

Xhamia 400-vjeçare Shah Jahan që ndodhet në Thatta, në qendër të rajonit Sindh dhe xhami të tjera historike presin turistët vendas dhe të huaj gjatë Ramazanit

Adsız Günebakan  | 06.03.2025 - Përdıtësım : 06.03.2025
Xhamitë historike të Pakistanit mirëpresin vizitorët edhe gjatë Ramazanit Foto: Adsız Günebakan/AA

Karaçi

Xhamitë historike në qytete të ndryshme të Pakistanit mirëpresin vizitorët edhe gjatë Ramazanit, raporton Anadolu.

Xhamia 400-vjeçare Shah Jahan që ndodhet në Thatta, në qendër të rajonit Sindh, pret turistët vendas dhe të huaj gjatë Ramazanit.

E ndërtuar në periudhën e Sulltanit Mughal Shah Jahan, xhamia tërheq vëmendjen me punimin e saj të pllakave. Xhamia në të cilën janë përdorur pllaka blu kobalt, bruz (blu në të gjelbër), vjollcë mangani dhe të bardha, u ofron turistëve një pamje vizuale të mahnitshme.

Nga qytetarët vizitohen edhe ndërtesat fetare në Karachi, kryeqyteti i provincës Sindh.

Masjid-i Tooba (Xhamia Tooba), e cila thuhet se është xhamia më e madhe me një kube të vetme pa kolona në vendin qendror të adhurimit, tërheq vëmendjen me arkitekturën e saj të ndryshme.

Qëndrueshmëria e strukturës pa kolona ​​e ndërtuar gati gjysmë shekulli më parë, sigurohet nga muret e ulëta që rrethojnë kupolën nga toka.

Struktura historike për të cilën turistët tregojnë interes, ndodhet në mesin e vendeve kryesore që preferohet edhe nga vendasit që duan të freskohen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.