Xhamitë historike të Pakistanit mirëpresin vizitorët edhe gjatë Ramazanit
Xhamia 400-vjeçare Shah Jahan që ndodhet në Thatta, në qendër të rajonit Sindh dhe xhami të tjera historike presin turistët vendas dhe të huaj gjatë Ramazanit

Karaçi
Xhamitë historike në qytete të ndryshme të Pakistanit mirëpresin vizitorët edhe gjatë Ramazanit, raporton Anadolu.
Xhamia 400-vjeçare Shah Jahan që ndodhet në Thatta, në qendër të rajonit Sindh, pret turistët vendas dhe të huaj gjatë Ramazanit.
E ndërtuar në periudhën e Sulltanit Mughal Shah Jahan, xhamia tërheq vëmendjen me punimin e saj të pllakave. Xhamia në të cilën janë përdorur pllaka blu kobalt, bruz (blu në të gjelbër), vjollcë mangani dhe të bardha, u ofron turistëve një pamje vizuale të mahnitshme.
Nga qytetarët vizitohen edhe ndërtesat fetare në Karachi, kryeqyteti i provincës Sindh.
Masjid-i Tooba (Xhamia Tooba), e cila thuhet se është xhamia më e madhe me një kube të vetme pa kolona në vendin qendror të adhurimit, tërheq vëmendjen me arkitekturën e saj të ndryshme.
Qëndrueshmëria e strukturës pa kolona e ndërtuar gati gjysmë shekulli më parë, sigurohet nga muret e ulëta që rrethojnë kupolën nga toka.
Struktura historike për të cilën turistët tregojnë interes, ndodhet në mesin e vendeve kryesore që preferohet edhe nga vendasit që duan të freskohen.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.