Mümin Altaş,Barış Gündoğan
06 Dhjetor 2016•Përditësim: 06 Dhjetor 2016
MOSKË (AA) - Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım tha se "Me kënaqësi mund të shpreh se kemi potencialin, vullnetin i cili nga pikëpamja ekonomike do të çojë edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe në një mënyrë të denjë me historinë e marrëdhënieve Turqi-Rusi. E rëndësishme është vënia në veprim e këtij vullneti. Ne si dy kryeministra do të jemi ndjekës të kësaj çështjeje, dhe askush nuk duhet të ketë shqetësim nga kjo", raporton Anadolu Agency (AA).
Yıldırım dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev pas takimit mes delegacioneve në rezidencën kryeministrore kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.
Duke vënë në dukje se pavarësisht motit të ftohtë jashtë takimi dhe bisedimet kanë qenë të ngrohta dhe miqësore Yıldırım, tha se "Në vitin e fundit mes dy vendeve tona kemi kaluar ditë të vështira por tashmë ato kanë mbetur në të kaluarën. Pas kësaj nevojitet që të përqendrohemi tek e ardhmja. Kemi objektiv që marrëdhëniet tona jo si para periudhës nëntor 2015 por ti zhvillojmë më tej ato. Për këtë liderët tanë presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti Vladimir Putin i kanë bërë hapat që nga muaji gusht. Pas kësaj qëllimi është arritja e objektivave me shpejtësi".
"Si kryeministra do të jemi ndjekësit e kësaj pune"
Pasi ka shpjeguar se edhe ministrat në takimet e ndërsjella kanë vendosur vendimet për hapat e ardhshëm mes tyre Yıldırım, ka theksuar:
"Me kënaqësi mund të them se kemi potencialin, vullnetin i cili nga pikëpamja ekonomike do të çojë edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe në një mënyrë të denjë me historinë e marrëdhënieve Turqi-Rusi. E rëndësishme është vënia në veprim e këtij vullneti. Ne si dy kryeministra do të jemi ndjekës të kësaj çështjeje, dhe askush nuk duhet të ketë shqetësim nga kjo. Turqia dhe Rusia kanë një bashkëpunim të plotë strategjik kryesisht në fushën e energjisë. Kemi projekte të rëndësishme si për gazin natyror ashtu edhe për energjinë. Kemi marrë vendime shumë të shpejta në çështjen e Rrjedhës Turke. Të njëjtat vendime janë marrë edhe këtu dhe ne shprehim kënaqësinë për këtë", tha Yıldırım.
Sipas tij, projekti 'Akkuyu' në lidhje me energjinë bërthamore është një fushë të cilën e shohin si një projekt të përbashkët dhe në këtë çështje janë në fazën e marrjes së vendimeve të nevojshme.
"Objektivi ynë pas kësaj është përshpejtimi i projektit ku të paktën të vihet në veprim një fazë para 100 përvjetorit të themelimit të Turqisë. Edhe sot janë shqyrtuar të gjitha punimet e arritura deri më tani dhe gjithashtu ministria jonë e Energjisë do të marrë të gjitha masat e envojshme në çështjen e marrjes së lejeve", tha ai.
Ndër të tjera duke rikujtuar se gjatë vizitës së Medvedev në vitin 2010 në Turqi objektivi ka qenë 100 miliardë dollarë dhe se vëllimi i tregtisë është rritur deri në 36 miliardë dollarë kryeminstri Yıldırım, tha se "Aktualisht në lidhje me këto shifra ndodhemi 40 përqind prapa. Çka do të thotë se pas kësaj kemi shumë punë. Unë besoj se ky objektiv është ende një objektiv realist dhe besoj nga zemra se do t'ia arrijmë. Për arritjen e këtyre ka disa vendime praktike që kemi biseduar detajet. Tashmë nuk po i përmend këto. Heqja në mënyrë të ndërsjellë e kufizimeve, lehtësimi i hyrjeve dhe daljeve dhe përshpejtimi i tregtisë në këtë kuadër do të ofrojë kontribute serioze për marrëdhëniet".
"Zgjidhja në Siri, shumë më afër se dje"
Duke bërë edhe disa vlerësime në lidhje me luftën në vazhdim në Siri, Yıldırım u shpreh: "Unë mendoj se zgjidhja e këtij problemi në Siri është më shumë më afër se dje. Uroj që hapat e hedhur në këtë çështje, përpjekjet e treguara të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë edhe pas kësaj".
Ndërsa kryeministri rus Dimitri Medvedev, tha se “Në saj të përpjekjeve tona të përbashkëta kemi kthyer këtë faqe të vështirë në marrëdhëniet tona. Do të vazhdojmë të normalizojmë marrëdhëniet e përbashkëta. Bisedimet e sotme i kanë dhënë shtytjen e nevojshme këtij procesi”.
Medvedev, duke vënë në dukje se takimi me Yıldırım ka kaluar jashtëzakonisht me përmbajtje të gjerë dhe gjithëpërfshirës tha se kanë diskutuar për çështjet e bashkëpunimit në fushat si tregtare-ekonomike, investime, energji, bujqësi dhe turizëm.
Ndër të tjera ai theksoi se ka shumë çështje të grumbulluara mes dy qeverive.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona po zhvilloheshin në një mënyrë dinamike para kësaj periudhe shumë të ndishme dhe të vështirë. Në fushën e ekonomisë qëndronin takime pozitive. Shumë mekanizma të frytshëm funksiononin. Ne nuk e humbëm këtë akumulimin pozitiv. Po përpiqemi të tejkalojmë problemet e përjetuara kohët e fundit. Vazhdojmë të punojmë në themelin e dialogut të ndërsjellë”, tha Medvedev.