Bota

Zëdhënësi i Hamasit humb jetën në sulmin ajror të Izraelit ndaj Gazës

Raportohet se ushtria izraelite shënjestroi tendën e zëdhënësit të Hamasit, Abdel-Latif al-Qanoua, në një sulm ajror në zonën Jabalia al-Balad, në veri të Rripit të Gazës

Mustafa M. M. Haboush, Ali Semerci  | 27.03.2025 - Përdıtësım : 28.03.2025
Zëdhënësi i Hamasit humb jetën në sulmin ajror të Izraelit ndaj Gazës

Gaza

Raportohet se zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif al-Qanoua, ka humbur jetën në sulmin ajror që Izraeli kreu në qytezën Jabalia në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit Al-Aqsa i lidhur me Hamasin u raportua se ushtria izraelite shënjestroi tendën e Al-Qanoua në një sulm ajror në zonën Jabalia al-Balad, në veri të Rripit të Gazës.

Në lajm u bë e ditur se Al-Qanoua humbi jetën si pasojë e bombardimit të tendës së tij.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.