Bota

Zelanda e Re konfirmoi rastin e parë të variantit Omicron

"E gjithë sekuenca gjenomike ka zbuluar rastin e parë në Zelandën e Re të variantit omikron", tha Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se personi mbërriti në Auckland nga Gjermania nëpërmjet Dubait më 10 dhjetor

Recep Şakar  | 16.12.2021 - Përdıtësım : 17.12.2021
Zelanda e Re konfirmoi rastin e parë të variantit Omicron

Melbourne

Autoritetet shëndetësore të Zelandës së Re konfirmuan rastin e parë të variantit Omicron të koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"E gjithë sekuenca gjenomike ka zbuluar rastin e parë në Zelandën e Re të variantit Omicron", njoftoi Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se personi mbërriti në Auckland nga Gjermania nëpërmjet Dubait më 10 dhjetor.

Personi është vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës Pfizer dhe aktualisht është në izolim të menaxhuar në Christchurch, theksohet më tej.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield, tha se derisa arritja e variantit të ri është "shqetësues", Zelanda e Re është e përgatitur mirë për të menaxhuar rastet e Omicron-it.

Bloomfield tha se me 90 për qind të popullatës të vaksinuar me dozë të dyfishtë dhe me programin përforcues në zhvillim e sipër, Zelanda e Re është përballur mirë me pandeminë.

Vendi ka raportuar 13.238 raste me COVID-19 dhe 48 viktima.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.