Bota

Zelenskyy ndryshon stafin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka nënshkruar disa dekrete, duke riorganizuar stafin në Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës

Burç Eruygur  | 02.10.2024 - Përdıtësım : 02.10.2024
Zelenskyy ndryshon stafin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës

Istanbul

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka nënshkruar disa dekrete, duke riorganizuar stafin në Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Sipas dekreteve të nënshkruara, njofton presidenca ukrainase, Zelenskyy shkarkoi nënkryetarin e shërbimit të inteligjencës, Oleh Luhovskyi, dhe emëroi atë si zëvendëskryetar të parë.

Oleh Sinaiko është shkarkuar po ashtu nga poztia e zëvendëskryetarit, ndërsa në vend të tij është emëruar Hennadi Bohach.

Dekretet nuk specifikojnë arsyet e ndryshimeve.

Më herët në muajin mars, Zelenskyy emëroi Oleh Ivashchenkon në pozitën e kreut të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.