Bota

Zelenskyy: Në Kursk të Rusisë ndodhen 11 mijë ushtarë të Koresë së Veriut

"Aktualisht, janë 11 mijë ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut", tha presidenti ukrainas, Zelenskyy

Ruslan Rehimov  | 05.11.2024 - Përdıtësım : 05.11.2024
Zelenskyy: Në Kursk të Rusisë ndodhen 11 mijë ushtarë të Koresë së Veriut

Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pretendon se në rajonin Kursk të Rusisë, ndodhen 11 mijë ushtarë të Koresë së Veriut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në X, Zelenskyy tha se ata mbrojnë zonën tampon që krijuan në rajonin Kursk të Rusisë.

Ai thotë se kanë raporte të inteligjencës për praninë e ushtarëve të Koresë së Veriut në Kursk. "Aktualisht, janë 11 mijë ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut. Ne shohim një rritje të forcave të Koresë së Veriut, por fatkeqësisht nuk shohim një rritje në përgjigjen e partnerëve tanë", tha Zelenskyy.


- Përfshirja e Koresë së Veriut

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi vizitë zyrtare në Korenë e Veriut në qershor dhe nënshkroi "marrëveshjen gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik" midis palëve.

Në deklaratat e bëra nga SHBA-ja dhe NATO në fund të tetorit, thuhej se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi dhe se ata ishin dislokuar në rajonin e Kurskut afër kufirit me Ukrainën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.