Bota

Zgjedhjet në SHBA: Kapet një person që kërcënoi se do t'i vinte flakën qendrës së votimit në New York

Policia e Shtetit e New Yorkut tha se një person i cili ka ardhur në qendrën e votimit në qytetin Fowler në mëngjes ka bërë kërcënime dhe se personi në fjalë ishte i dënuar më parë

Şerife Çetin  | 05.11.2024 - Përdıtësım : 05.11.2024
Zgjedhjet në SHBA: Kapet një person që kërcënoi se do t'i vinte flakën qendrës së votimit në New York

New York

NEW YORK (AA) – Autoritetet amerikane kanë arrestuar një person që kërcënoi se do t’i vinte flakën qendrës së votimit në pjesën veriore të shtetit të New Yorkut, transmeton Anadolu.

Policia e Shtetit e New Yorkut tha në një deklaratë se një person i cili ka ardhur në qendrën e votimit në qytetin Fowler në mëngjes ka bërë kërcënime dhe se personi në fjalë ishte i dënuar më parë.

Në deklaratë thuhet se personi është larguar pasi ka kërcënuar se do të “digjte” qendrën e votimit dhe do të kthehej “me armë” dhe se policia e ka kapur të dyshuarin dhe e ka ndaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın