Bota

Zgjedhjet në SHBA: Qytetarët ndjekin rezultatet e zgjedhjeve në rrugët e New Yorkut

Kandidati republikan, Donald Trump dhe kundër-kandidatja e tij demokrate, Kamala Harris, po pretendojnë për të fituar vota në shtetet federale, ndërkohë që disa shtete po mbyllin qendrat e votimit

06.11.2024 - Përdıtësım : 06.11.2024
Zgjedhjet në SHBA: Qytetarët ndjekin rezultatet e zgjedhjeve në rrugët e New Yorkut Foto: Fatih Aktaş/AA

New York

Qytetarët amerikanë po ndjekin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe të Kongresit në ekrane të mëdha të vendosura në sheshe të ndryshme në New York, raporton Anadolu.

Kandidati republikan, Donald Trump dhe kundër-kandidatja e tij demokrate, Kamala Harris, po pretendojnë për të fituar vota në shtetet federale, ndërkohë që disa shtete po mbyllin qendrat e votimit,

Mbylljet janë kryer në disa zona të gjera të Bregdetit Lindor, si dhe në SHBA-në qendrore dhe juglindore.

Sipas rezultateve jozyrtare të publikuara nga ‘Associated Press’, ish-presidenti Trump aktualisht kryeson me 188 vota elektorale kundrejt zv/presidetes Harris, e cila deri më tani ka siguruar 99 vota elektorale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.