Bota

Zgjedhjet në SHBA: Trump kryeson me 188 vota elektorale ndaj kundër-kandidates Harris me 99 vota elektorale

Votimet janë mbyllur në shtetet kyçe të fushëbetejës, respektivisht në Arizona, Georgia, Michigan, Karolina e Veriut, Pennsylvania dhe Wisconsin, si dhe në më shumë se 30 shtete të tjera federale

Michael Gabriel Hernandez  | 06.11.2024 - Përdıtësım : 06.11.2024
Zgjedhjet në SHBA: Trump kryeson me 188 vota elektorale ndaj kundër-kandidates Harris me 99 vota elektorale

Washington DC

Sipas rezultateve të para jozyrtare, kandidati presidencial i Partisë Republikane, Donald Trump, deri më tani ka fituar 188 vota elektorale në 27 nga 50 shtetet federale në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së kundrejt kundër-kandidates së tij nga Partia Demokrate, Kamala Harris, e cila aktualisht ka 99 vota elektorale, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave jozyrtare të publikuara nga ‘Associated Press’, rezultatet e zgjedhjeve dihen në Indiana, Kentucky, Virginia Perëndimore, Florida, Tennesse, Karolina e Jugut, Oklahoma, Mississippi, Alabama, Arkansas, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut, Wyoming, Nebraska, Louisiana, Ohio, Texas, Missouri, Vermont, Connecticut, Massachusetts, Maryland, Ishulli Rhode, New Jersey, Delaëare, Illinois dhe New York.

Aktualisht, Trump kryeson me 188 vota elektorale duke fituar në shtetet Indiana, Kentucky, Virginia Perëndimore, Florida, Tennessee, Karolina e Jugut, Oklahoma, Mississippi, Alabama, Arkansas, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut, Wyoming, Nebraska, Louisiana, Ohio, Texas dhe Missouri.

Ndërkohë, Harris deri më tani ka siguruar 99 vota elektorale duke fituar në shtetet Vermont, Connecticut, Massachusetts, Maryland, Ishulli Rhode, New Jersey, Delaware, Illinois dhe New York.

Në vend të mbështetjes kombëtare, gara presidenciale pritet të varet nga shtatë shtetet kyçe të fushëbetejës, respektivisht në Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania, Karolina e Veriut dhe Wisconsin, ku dy kandidatët presidencial po përballen me garë të ngushtë me shumë gjasa brenda kufijve të gabimit të sondazheve, të cilat kanë një “kufi gabimi” mes 3 dhe 5 për qind.

Sondazhet e opinionit publik para zgjedhjeve treguan se dy kandidatët në shtetet kyçe kanë mundësi të barabarta, pasi diferencat mes tyre janë brenda “kufirit të gabimit”, ndaj mbetet e vështirë për t’u parashikuar se kur do të dihet se kush do të kalojë në Shtëpinë e Bardhë në muajin janar.

Rezultatet vendimtare në zgjedhjet presidenciale në SHBA përcaktohen në bazë të shteteve, sepse ndryshe nga shumica e demokracive moderne në SHBA presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejtë, por procesi zhvillohet përmes Kolegjit Zgjedhor, ku 538 përfaqësues votojnë sipas rezultatit në shtetet federal të tyre.

Secili kandidat duhet të sigurojë 270 vota të Kolegjit Zgjedhor për të shpallur fitoren. Zgjedhësit ndahen në shtete bazuar në popullsinë e tyre dhe shumica e shteteve i japin të gjithë zgjedhësit e tyre cilitdo kandidat që fiton shtetin në votimin e përgjithshëm.

Votuesit në këto zgjedhje vendosin edhe për anëtarët e Kongresit Amerikan dhe të drejtë vote kanë rreth 244 milionë qytetarë amerikanë mbi moshën 18-vjeç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın