Politikë, Bota

Zgjedhjet në SHBA: Amerikanët do të zgjedhin mes kandidatëve Harris dhe Trump në një garë të ngushtë për president

Shumica e sondazheve tregojnë se kandidatët kanë një dallim të ngushtë nga 1-3 për qind, dallim që madje është në suaza të përqindjes së gabimeve në shumicën e sondazheve

Michael Gabriel Hernandez  | 05.11.2024 - Përdıtësım : 05.11.2024
Zgjedhjet në SHBA: Amerikanët do të zgjedhin mes kandidatëve Harris dhe Trump në një garë të ngushtë për president

Washington DC

Miliona amerikanë do të shkojnë në qendrat e votimit në të gjithë vendin sot për të zgjedhur presidentin e ardhshëm dhe anëtarët e Kongresit, raporton Anadolu.

Zv/presidentja Kamala Harris dhe kandidati republikan Donald Trump janë në një garë të ngushtë në nivel kombëtar, me shumicën e sondazheve që tregojnë se ata kanë një dallim të ngushtë nga 1-3 për qind, dallim që madje është në suaza të përqindjes së gabimeve në shumicën e sondazheve.

Gjithashtu, ka pesë sondazhë që i kanë nxjerrë kandidatët Trump dhe Harris në barazim.

Gara disi bëhet edhe më e ngushtë kur shikojmë shtatë shtetet kyçe, ku sipas mesatares së sondazheve nga katër prej shteteve si Nevada, Wisconsin, Michigan dhe Pensilvania, kandidatët janë të ndarë me 1 për qind dallim ose më pak.

Trump, megjithatë, ka një epërsi relativisht më të madhe në Arizona, Georgia dhe North Carolina, por edhe atje ai kryeson me një mesatare prej më pak se 3 për qind.

Këto shtetet kyçe pritet të jenë thelbësore në zgjedhje, sepse ndryshe nga shumica e demokracive moderne, SHBA nuk i zgjedh drejtpërdrejt presidentët e saj. Në vend të kësaj, procesi zhvillohet përmes Kolegjit Zgjedhor, ku 538 përfaqësues votojnë në përputhje me rezultatet e shteteve të tyre.

Kandidati duhet të sigurojë 270 vota të Kolegjit Zgjedhor për të shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale. Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor ndahen në shtete bazuar në popullsinë e tyre dhe shumica e shteteve i japin të gjithë votat e tyre cilitdo kandidat që fiton atë shtet në votimin e përgjithshëm.

Më tej në fletëvotim, votuesit do të përcaktojnë përbërjen e ardhshme të Kongresit Amerikan.

Në Senat, 34 vende janë në dispozicion për zgjedhje. Senatorët zgjidhen për një mandat gjashtëvjeçar dhe një e treta zgjidhen çdo dy vjet. Paqartësi më të mëdha ka për katër nga ulëset dhe gara konsiderohet më e ngushtë, përfshirë garat në Michigan, Ohio, Pennsylvania dhe Wisconsin, që aktualisht mbahen nga demokratët.

Republikanët janë më në epërsi për të fituar kontrollin numerik të Senatit, por kushdo që do të dalë fitimtar, do të ketë një shumicë të pasigurt. Në Senatin me 100 vende, për shkak të rregullave procedurale, partive shpesh u duhen 60 dhe jo vetëm 50 vota për të miratuar legjislacionin.

Gara gjithashtu zhvillohet për të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ngjashëm si gara për në Senat, shumica e parashikimeve paralajmërojnë numër të ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë. Vetëm në disa raste ku mund të bëhet dallimi do të përcaktohen nëse republikanët apo demokratët do të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.

Gjithashtu, varësisht nga iniciativat e ndryshme, votime mbahen në nivele të shteteve përkatëse dhe në nivele lokale. Në disa raste, votuesit do të vendosin për një sërë nismash dhe garash, duke filluar nga bordet e shkollave, deri te masat e iniciativat në nivel shtetëror që mund të mbajnë peshën e ligjit. Gjithashtu, ka 11 gara për guvernator në të gjithë SHBA-në.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın