Zgjedhjet në SHBA: Trump kryeson me 247 vota elektorale ndaj kundër-kandidates Harris me 214 vota elektorale
Secili kandidat duhet të sigurojë 270 vota elektorale për të shpallur fitoren, të cilat ndahen në shtete bazuar në popullsinë e tyre dhe shumica e shteteve i japin të gjitha votat elektorale cilitdo kandidat që fiton shtetin në votimin e përgjithshëm
Ankara
Sipas rezultateve të para jozyrtare, kandidati presidencial i Partisë Republikane, Donald Trump, deri më tani ka fituar 247 vota elektorale në 43 nga 50 shtetet federale në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së kundrejt kundër-kandidates së tij nga Partia Demokrate, Kamala Harris, e cila aktualisht ka 214 vota elektorale, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave jozyrtare të publikuara më herët nga ‘Associated Press’, rezultatet e zgjedhjeve dihen në Indiana, Kentucky, Virginia Perëndimore, Florida, Tennessee, Karolina Jugore, Oklahoma, Mississippi, Alabama, Arkansas, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut, Wyoming, Nebraska, Louisiana, Ohio, Texas, Missouri, Vermont, Connecticut, Massachusetts, Maryland, Ishulli Rhode, New Jersey, Delaware, Illinois, New York, Kolorado, Kaliforni, Georgia, si dhe të tjera.
Trump aktualisht kryeson me 247 vota elektorale duke fituar në shtetet Indiana, Kentucky, Virginia Perëndimore, Florida, Tennessee, Karolina e Jugut, Oklahoma, Mississippi, Alabama, Arkansas, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut, Wyoming, Nebraska, Louisiana, Ohio, Texas, Missouri, Utah, Montana, Kansas, Iowa, Georgia dhe të tjera.
Ndërkohë, Harris deri më tani ka siguruar 214 vota elektorale duke fituar në shtetet Vermont, Connecticut, Massachusetts, Maryland, Ishulli Rhode, New Jersey, Delaware, Illinois, New York, Kolorado dhe Kalifornia.
Në vend të mbështetjes kombëtare, gara presidenciale pritet të varet nga shtatë shtetet kyçe të fushëbetejës, respektivisht në Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania, Karolina e Veriut dhe Wisconsin, ku dy kandidatët presidencial po përballen me garë të ngushtë me shumë gjasa brenda kufijve të gabimit të sondazheve, të cilat kanë një “kufi gabimi” mes 3 dhe 5 për qind.
Sondazhet e opinionit publik para zgjedhjeve treguan se dy kandidatët në shtetet kyçe kanë mundësi të barabarta, pasi diferencat mes tyre janë brenda “kufirit të gabimit”, ndaj mbetet e vështirë për t’u parashikuar se kur do të dihet se kush do të kalojë në Shtëpinë e Bardhë në muajin janar.
Rezultatet vendimtare në zgjedhjet presidenciale në SHBA përcaktohen në bazë të shteteve, sepse ndryshe nga shumica e demokracive moderne në SHBA presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejtë, por procesi zhvillohet përmes Kolegjit Zgjedhor, ku 538 përfaqësues votojnë sipas rezultatit në shtetet federal të tyre.
Secili kandidat duhet të sigurojë 270 vota të Kolegjit Zgjedhor për të shpallur fitoren. Votat elektorale ndahen në shtete bazuar në popullsinë e tyre dhe shumica e shteteve i japin të gjitha votat elektorale të tyre cilitdo kandidat që fiton shtetin në votimin e përgjithshëm.
Votuesit në këto zgjedhje vendosin edhe për anëtarët e Kongresit Amerikan dhe të drejtë vote kanë rreth 244 milionë qytetarë amerikanë mbi moshën 18-vjeç.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.