Afra Aksoy
13 Tetor 2015•Përditësim: 13 Tetor 2015
KAJRO (AA) - Si pasojë e një zjarri në një fabrikë tekstilesh në Aleksandri të Egjiptit, sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 5 punonjës, ndërsa janë plagosur 22 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e ekipit të mbrojtjes civile të Policisë së Aleksandrisë mësohet se në rrethana ende të paqarta zjarri ka përfshirë një fabrikë tekstilesh në zonën industriale. Theksohet ndër të tjera se ekipet e zjarrfikëses kanë ndërhyrë me 12 automjete për të shuar zjarrin i cili ka shkaktuar 5 viktima si dhe 22 të tjerë janë plagosur.
Drejtori i Menaxhimit të Situatave Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, Ibrahim er-Rubi, në një deklaratë ka theksuar se të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet përreth.