Hatice Vildan Topaloğlu
31 Dhjetor 2015•Përditësim: 01 Janar 2016
DUBAI (AA) - Një zjarr ka shpërthyer të enjten në një hotel në Dubai, ku si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar, thonë burimet zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë zyrtare në Twitter, Zyra për Media në Dubai ka njoftuar se zjarri ka rënë në katin e 20-të të ndërtesës 63 katëshe, më konkretisht në hotelin "The Address Downtown", hotel jo larg nga Burj Khalifa, kulla më e lartë në botë.
Zyra informoi se 14 persona kanë marrë plagë të lehta, një pak më serioze, ndërsa është raportuar edhe për një person që ka pësuar sulm në zemër si paspojë e turmës të madhe dhe tymit.
Zjarrfikësit janë duke punuar për të vënë në kontroll zjarrin në mënyrë që festa e Vitit të Ri të mund të vazhdojë sipas planit.
Nuk ka deklaratë zyrtare se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.