Bota

Zogu më i vjetër në botë bën vezë në moshën 74-vjeçare

Wisdom, një albatros Laysan, besohet se ka rritur mbi 30 zogj gjatë gjithë jetës së saj

Muhammed Enes Çallı  | 05.12.2024 - Përdıtësım : 10.12.2024
Zogu më i vjetër në botë bën vezë në moshën 74-vjeçare

Istanbul

Zogu i egër më i vjetër i njohur në botë, Wisdom, një albatros Laysan, ka bërë vezë në moshën 74-vjeçare, transmeton Anadolu.

Zogu u filmua nga Shërbimi Amerikan i Peshqve dhe Kafshëve të Egra (USFWS) në strehën kombëtare të kafshëve të egra Midway Atoll në Paqësor, teksa partneri i saj aktual kujdeset për vezën.

Përderisa zogjtë tjerë të species së saj zakonisht jetojnë midis 12 dhe 40 vjet, Wisdom u identifikua dhe etiketua në vitin 1956 kur ajo ishte afërsisht 5 vjeç.

Ajo për herë të fundit kishte një zog të vogël në vitin 2021 dhe besohet se ka rritur mbi 30 zogj gjatë gjithë jetës së saj.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın