Bota

Zvicra ngrin afër 8 miliard të asete ruse

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), në gjashtë kantone zvicerane janë bllokuar gjithashtu 15 prona “që mbaheshin nga persona, kompani dhe subjekte fizike të sanksionuara”

Beyza Binnur Dönmez  | 01.12.2022 - Përdıtësım : 01.12.2022
Zvicra ngrin afër 8 miliard të asete ruse Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Zvicra që nga 25 nëntori ka ngrirë asete financiare ruse me vlerë 7.5 miliardë franga zvicerane (7.9 miliardë dollarë), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), në gjashtë kantone zvicerane janë bllokuar gjithashtu 15 prona “që mbaheshin nga persona, kompani dhe subjekte fizike të sanksionuara”.

Sanksionet e fundit shënojnë një rritje të vogël nga 7.09 miliardë dollarë që u raportuan në muajin korrik.

SECO njoftoi se deri më 3 qershor ishin njoftuar për asetet e sanksionuara ose të pa sanksionuara në pronësi të Rusisë në Zvicër me vlerë 46.1 miliardë franga zvicerane (48.8 miliardë dollarë).

Gjithashtu njoftohet se rusët që kanë shtetësi ose leje qëndrimi në Zvicër ose në ndonjë shtet tjetër të Zonës Ekonomike Evropiane janë "të përjashtuar nga ndalimi i depozitimit të fondeve të reja, si dhe nga detyrimi i raportimit".

Nga raportimi u përjashtuan edhe depozitat prej më pak se 100 mijë franga zvicerane (rreth 105,800 dollarë).

"Niveli i depozitave të raportuara, i cili tejkalon 46.1 miliardë franga zvicerane, nuk mund të barazohet me shumën totale të fondeve me origjinë ruse që mbahen në Zvicër", thuhet në njoftimin e SECO-s.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın