Bota

Zvicra u bën thirrje palëve për dialog për t'i dhënë fund konfliktit në Liban

"Duhet të respektohet ligji ndërkombëtar, përfshirë të drejtën humanitare. Ne kërkojmë dialog dhe uljen e tensioneve", thuhet në postimin e Ministrisë së Jashtme zvicerane

Muhammet İkbal Arslan  | 01.10.2024 - Përdıtësım : 01.10.2024
Zvicra u bën thirrje palëve për dialog për t'i dhënë fund konfliktit në Liban

Bern

Zvicra u bëri thirrje palëve për dialog për t'i dhënë fund konfliktit në rritje në Liban, i cili është nën sulmet izraelite, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës ka shpërndarë një postim nga X në lidhje me situatën në Liban, ku Izraeli po kryen sulme ajrore dhe tokësore.

Zvicra është thellësisht e shqetësuar për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Liban. "Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ndalojnë menjëherë konfliktin. Duhet të respektohet ligji ndërkombëtar, përfshirë të drejtën humanitare. Ne kërkojmë dialog dhe uljen e tensioneve", thuhet në postim.


- Në sulmet e intensifikuara të Izraelit në Liban humbën jetën 1.273 persona

Ushtria izraelite e cila që nga 8 tetori 2023 vazhdon konfliktin e kontrolluar me Hazbollahun, më 23 shtator kreu qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.

Sipas autoriteteve libaneze, gjithsej 1.273 persona, përfshirë 104 fëmijë dhe 194 gra, janë vrarë që nga 17 shtatori kur shpërthyen pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Bejrut më 27 shtator.

Ndërsa, Hezbollahu i përgjigjet me predha dhe raketa Izraelit. Në këto sulme, të cilat kryesisht kishin në shënjestër bazat e ushtrisë në anën izraelite, nuk janë raportuar dëme të mëdha.

Për shkak të bombardimeve izraelite brenda vendit janë zhvendosur qindra mijëra njerëz. Ushtria izraelite njoftoi se filloi sulme tokësore të kufizuara dhe intensive kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit.

Teksa vala e migrimit vazhdon nga pjesët jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe veriut, dhjetëra mijëra persona kanë migruar drejt Sirisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın