Ata Ufuk Şeker
09 Janar 2017•Përditësim: 09 Janar 2017
BRUKSEL (AA) – Aeroporti Zaventem i Brukselit, i cili ishte shënjestër e sulmeve terroriste, ka shënuar rënie për shtatë për qind në numrin e pasagjerëve në vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Aeroporti i Brukselit ka publikuar të dhënat për pasagjerët në vitin 2016. Sipas tyre, numri i pasagjerëve në Aeroportin Zaventem të Brukselit, në të cilin vitin 2015 kishin udhëtuar 23.460.018 pasagjerë, në vitin 2016 është shënuar rënie për shtatë për qind, konkretisht, numri i pasagjerëve ka qenë 21.818.418.
Vitin që lame pas në Aeroportin Zaventem të Brukselit kanë udhëtuar 1.641.600 persona më pak sesa një vit më parë.
Ndryshe, në më 22 mars të vitit 2016 në Aerportin Zaventem dhe në metro-stacionin Maelbeek në kryeqytetin belg Bruksel ishin organizuar tri sulme terroriste. Si pasojë e sulmit, përgjegjësinë e të cilit e kishte marrë organizata terroriste DEASH, humbën jetën 32 persona, ndërsa 270 të tjerë ishin plagosur.
Megjithëse Aeroporti Zaventem ishte hapur pjesërisht 12 ditë pas sulmit, riparimi i ndërtesës së terminalit dhe kthimi i kapaciteteve të plota kishte zgjatur me muaj.
Ditët që lamë pas, Federata Belge e Ndërmarrjeve (FEB) deklaroi se sulmet e 22 marsit në Bruksel kanë shkaktuar dëm prej 2,4 miliardë eurosh në ekonominë e vendit.