Ali Murat Alhas
25 qershor 2020•Përditësim: 25 qershor 2020
Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun kritikoi ashpër librin e ri të ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, John Bolton në një sërë postimesh në Twitter, duke thënë se ai përfshin vlerësime mashtruese të bisedave midis udhëheqësve të dy vendeve të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ne e dënojmë atë që ish zyrtarët e nivelit të lartë përpiqen të përdorin biseda serioze diplomatike dhe përpjekje për të zgjidhur çështje të pazgjidhura midis aleatëve si SHBA dhe Turqia për axhendat e tyre të brendshme politike", tha Altun, duke aluduar për Boltonin.
Altun tha se libri i Bolton-it përfshin paraqitje "të njëanshme" dhe "manipuluese" të bisedave të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan me homologun e tij amerikan Donald Trump.
"Është e qartë se qëllimet e këtyre karakterizimeve të gabuara dhe gënjeshtrave janë të drejtuara nga konsideratat e brendshme politike si dhe përfitimi personal", pohoi ai.
Duke theksuar se Erdoğan dhe Trump bënë përpjekje të mëdha për të rregulluar marrëdhëniet midis vendeve të tyre, megjithë "dallimet e thella" në politika dhe "disa zëra armiqësore ndaj Turqisë në Washington", ai vazhdoi të thotë se Trump ka bërë shumë më tepër duke dëgjuar aleatin e NATO-s, Turqinë, krahasuar disa nga administratat e mëparshme amerikane.
"Ne kemi besim se marrëdhëniet SHBA-Turqi do t'i mbijetojnë përpjekjet e tilla dhe madje do të lulëzojnë në fund. Presidenti Erdoğan do të vazhdojë bisedat e tij të sinqerta, të ndershme dhe të drejtpërdrejta me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump”, tha ai.