Bota

Zyrtarët amerikanë: Washingtoni duhet të jetë gati të zgjerojë fuqinë e tij të armëve bërthamore

Si arsye për këtë, zyrtarët citojnë "frenimin e kërcënimeve në rritje" që vijnë nga vende si Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut

Gökhan Çeliker  | 15.11.2024 - Përdıtësım : 15.11.2024
Zyrtarët amerikanë: Washingtoni duhet të jetë gati të zgjerojë fuqinë e tij të armëve bërthamore

Ankara

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se vendi i tyre duhet të jetë i gatshëm të zgjerojë fuqinë e tij bërthamore me qëllimin për të "frenuar kërcënimet në rritje" nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të The Wall Street Journal, zyrtarë të lartë nga ekipi i presidentit amerikan Joe Biden kanë deklaruar se SHBA "duhet të jetë gati të zgjerojë fuqinë e saj bërthamore dhe se vendimi për këtë çështje do t'i lihet Donald Trump-it, i cili u zgjodh presidenti i 47-të i SHBA-së".

Si arsye për këtë, zyrtarët citojnë "frenimin e kërcënimeve në rritje" që vijnë nga vende si Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut.

Zyrtarët thanë se tendencat aktuale, të tilla si Rusia që refuzon kontrollin e armëve bërthamore dhe forcimi i Kinës dhe Koresë së Veriut mund të çojnë në situata "negative" në aspektin e SHBA-së, të cilat mund të kërkojnë që Washingtoni të rrisë numrin e armëve bërthamore.

Presidenti rus Vladimir Putin më 21 shkurt 2023 tha se ata pezulluan pjesëmarrjen e Rusisë në traktatit New START me SHBA-në, traktat i cili synon të reduktojë armët bërthamore ndërkontinentale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.