Ekip
11 Dhjetor 2016•Përditësim: 11 Dhjetor 2016
BRUKSEL (AA) - Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) e konsideruan të mjaftueshëm vetëm një reagim përmes rrjeteve sociale në lidhje me sulmin terrorist në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë që shumica e zyrtarëve u treguan të pandjeshëm në reagimin ndaj sulmit terrorist pranë stadiumit Vodafone Arena në Stamboll, reagimet e disa zyrtarëve të tjerë ishin të përbëra vetëm nga një "Tweet" i shkurtër.
Edhe pse nga sulmi terrorist kaluan orë, as Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, as Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker nuk bënë ndonjë reagim.
Ndërsa Presidenti i Parlamentit Evropian (PE), Martin Schulz, disa orë pas sulmit përmes një deklaratë në Twitter tha: "Zemra ime është me qytetarët e Turqisë dhe me familjarët e kurbaneve të këtij sulmi. Jam i solidarizuar me ta."
Ndërkohë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, shkruan: "Jam duke ndjekur më vëmendje lajmet që vijnë nga Stambolli. Jam në kontakt me zyrtarët atje. Solidarizohem me të gjithë qytetarët e Turqisë."
Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn, në deklaratën e tij shkruan: "Dënoj ashpër sulmin e ndodhur në Stamboll. Dhuna nuk ka asnjë vend në një shoqëri demokratike."
Ndërkohë ajo që doli në pah në këto 3 deklarata ishte mos përdorimi i fjalës terror si dhe mos konsiderimi i sulmit si një akt terrorist.
Zyrtarët e BE-së dihet që në rastet e sulmeve në Paris, Bruksel dhe Nice kanë reaguar brenda pak minutave.
Mogherini, në lidhje me sulmin e ndodhur më 22 mars në Bruksel u përlot gjatë deklaratës së saj për mediat në lidhje me këtë sulm.
Nga ana tjetër Turqia akuzon BE-në se nuk i jep ndihmën e duhur në luftën kundër terrorizmit.