‘Volvo Cars’ investon në zhvilluesin e baterive me karikim ekstrem të shpejtë
Investimi i jep kompanisë mundësinë për të bashkëpunuar ngushtë me ‘StoreDot’ në "këtë teknologji të re emocionuese të baterive, pasi deri në vitin 2030 synon të bëhet kompani e pastër e makinave elektrike"
Ankara
Kompania ‘Volvo Cars’ ka investuar në novatorin izraelit ‘StoreDot’ që zhvillon teknologjinë e baterive me karikim ekstrem të shpejtë për makinat elektrike, transmeton Anadolu Agency (AA).
‘StoreDot’ po punon në një teknologji pioniere, që sipas kompanisë, duhet të rezultojë në bateri që mund të karikojnë deri në 160 kilometra distancë të pastër elektrike në vetëm pesë minuta.
Sipas njoftimit të kompanisë ‘Volvo Cars’, investimi, i cili është bërë përmes fondit ‘Volvo Cars Tech’, i jep kompanisë mundësinë për të bashkëpunuar ngushtë me ‘StoreDot’, siç theksohet, në "këtë teknologji të re emocionuese të baterive, pasi deri në vitin 2030 synon të bëhet kompani e pastër e makinave elektrike".
Duke punuar së bashku me ‘Volvo Cars’, prodhuesin e parë e makinave premium që investon në ‘StoreDot’, novatori i baterive synon të përshpejtojë kohën për të tregtuar për teknologjinë e saj duke synuar prodhimin masiv deri në vitin 2024.
Bashkëpunimi mes dy kompanive do të zhvillohet kryesisht në kuadër të sipërmarrjes së përbashkët të teknologjisë së baterive që ‘Volvo Cars’ themeloi vitin e kaluar me prodhuesin suedez të baterive ‘Northvolt’. Nëpërmjet investimit të saj në ‘StoreDot’, kompania e makinave ka siguruar qasje në çdo teknologji që rezulton nga bashkëpunimi.
"Ne synojmë të jemi transformatori më i shpejtë në industrinë tonë dhe fondi ‘Volvo Cars Tech’ luan një rol vendimtar në krijimin e partneriteteve me liderët e ardhshëm të teknologjisë”, tha Alexander Petrofski, kreu i fondit ‘Volvo Cars Tech’.
Ai theksoi se ata janë të gatshëm që ta bëjnë këtë një bashkëpunim të suksesshëm dhe të punojnë drejt sjelljes së kësaj teknologjie novatore në treg.
"Investimi ynë në ‘StoreDot’ përshtatet në mënyrë të përkryer me atë mendësi dhe se angazhimi i tyre për elektrifikimin dhe lëvizshmërinë pa karbon përputhet me tonin", tha Petrofski.
Zhvillimi pionier i baterisë nga novatori ‘StoreDot’ përqendrohet rreth një teknologjie unike të anodës dominuese nga silikoni dhe integrimi i softuerit përkatës. Ajo synon të zhvillojë teknologjinë e baterive me karikim ekstrem të shpejtë, e cila përafrohet ngushtë me ambiciet e ‘Volvo Cars’ për të zhvilluar makina elektrike me një distancë më të gjatë, karikim më të shpejtë dhe kosto më të ulët.
‘Volvo Cars’ ishte prodhuesi i parë i makinave që u angazhua për elektrifikim të plotë dhe synon që pas vitit 2030 të shesë vetëm makina të pastra elektrike. Deri në vitin 2025, kompania synon që gjysma e vëllimit të saj global të përbëhet nga makina të pastra elektrike.
Sipërmarrja e saj e përbashkët me ‘Northvolt’, e shpallur vitin e kaluar, do të fokusohet si në zhvillimin ashtu edhe në prodhimin e baterive moderne, të zhvilluara dhe të përshtatura për përdorim në gjeneratën e ardhshme të makinave elektrike ‘Volvo Polestar cars’.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.