Anija kërkimore turke "Oruç Reis" mbërrin në Somali për kërkime të naftës dhe gazit
Më vonë gjatë ditës, ministri turk së bashku me presidentin e Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, do të marrin pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes për anijen kërkimore sizmike
Istanbul
Anija kërkimore "Oruç Reis" e Türkiyes ka mbërritur në brigjet e Somalisë për të kryer inspektime sizmike për naftën dhe gazin natyror, transmeton Anadolu.
Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, në rrjetet sociale njoftoi se anija "Oruç Reis" ka mbërritur në lokacionin e misionit të saj pas udhëtimit nëpër kontinente.
Më vonë gjatë ditës, ministri turk së bashku me presidentin e Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, do të marrin pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes për anijen kërkimore sizmike.
Anija turke u nis për në Somali në fillim të këtij muaj për të kryer inspektime sizmike për naftën dhe gazin natyror në tre zona ku Türkiye ka siguruar licencat e eksplorimit.
"Oruç Reis" do të kryejë inspektime sizmike tre-dimensionale në zonat jashtë brigjeve të Somalisë. Misionit pritet të zgjasë rreth shtatë muaj dhe do të përfshijë mbledhjen e të dhënave sizmike për naftën dhe për gazin natyror. Këto të dhëna do të analizohen në Ankara për të identifikuar vendet e mundshme të shpimit.
Më herët këtë vit, Türkiye dhe Somalia nënshkruan memorandume mirëkuptimi midis ministrive dhe qeverive të tyre.
Sipas marrëveshjeve të nënshkruara, "Turkish Petroleum", kompania kombëtare e naftës turke, mori licenca për tre zona në det të hapur në ujërat e Somalisë.
Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore e Türkiyes planifikon të kryejë inspektime sizmike në të tre zonat e licencuara, secila prej të cilave mbulon afër 5 mijë kilometra katrorë.