Ekonomi

Anijet patrulluese të Shqipërisë të prodhuara në Turqi nesër nisen drejt bregdetit shqiptar

Anijet e patrullës kishin fituar tenderin e hapur nga Policia e Shqipërisë në kuadër të “Projektit të Menaxhimit Efektiv të Kufijve të Gjelbër dhe Blu të Evropës"

Mustafa Güngör  | 09.04.2022 - Përdıtësım : 11.04.2022
Anijet patrulluese të Shqipërisë të prodhuara në Turqi nesër nisen drejt bregdetit shqiptar

Izmir

MUSTAFA GÜNGÖR

Anijet patrulluese të projektuara nga një kompani në Izmir të Turqisë duke marrë parasysh nevojat e policisë turke, dhe të kërkuara nga policia shqiptare, janë lëshuar në det për t’u nisur në ujërat e Shqipërisë.

Anijet patrulluese të prodhuara nga kompania Gözüyılmaz Mühendislik me qendër në Izmir operojnë me sukses në ujërat territoriale turke, sipas kushteve të përcaktuara nga zyrtarët turq të policisë.

Anijet e patrullës kishin fituar tenderin e hapur nga Policia e Shqipërisë në kuadër të “Projektit të Menaxhimit Efektiv të Kufijve të Gjelbër dhe Blu të Evropës".

Firma ka kompletuar një anije patrullimi alumini të gjatë 15 metra dhe katër të tjera me fiberglas të gjata 11 metra. Anijet janë lëshuar në ujërat e Izmirit, ku i janë nënshtruar një testi rigoroz.

Pasi kanë përfunduar provat e fundit, anijet do të nisen nesër, 10 prill, drejt Shqipërisë.

Özgür İnam, zyrtar i kompanisë, tha për Anadolu Agency (AA) se Policia e Shqipërisë kishte kërkuar që anijet duhet të ishin “saktësisht të njëjta me ato të përdorura nga policia turke”.

Ai tha se arritën të fitojnë tenderin duke lënë mbrapa konkurrentë nga Holanda, Norvegjia, Spanja dhe Italia.

“Ne i përfunduam anijet në një kohë të shkurtër, për nëntë muaj. Tani është koha të nisen nga brigjet. Ata do të shkojnë përmes rrugëve detare. Do të përshëndesin Izmirin dhe do të shkojnë në Shqipëri. Ekipet e Komandës së Sigurisë Bregdetare do të na shoqërojnë në ujërat ndërkombëtare”, tha İnam.

Ai shtoi se edhe vende të tjera po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së anijeve të kësaj kompanie.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın