Zeynep Beyza Kılıç
29 Shtator 2016•Përditësim: 29 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur në Algjeri, anëtaret e OPEC-ut u pajtuan të zvogëlojnë prodhimin e naftës në një mesatare prej 32.5 - 33 milionë fuçi në ditë, vendim ky i cili pritet të hyjë në fuqi në nëntor të këtij viti dhe paraqet marrëveshjen e parë të tillë pas tetë vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi i grupit është në pajtim me qëllimin për të zvogëluar tepricën e furnizuar dhe të stabilizojë çmimet e naftës.
Menjëherë pas njoftimit për marrëveshjen e arritur, çmimi i naftës së papërpunuar të tipit Brent u rrit për 6.28 përqind, për të arritur të mërkurën në shifrat prej 49.44 dollarë.
Çmimi vazhdoi të rritet edhe gjatë natës, ku të enjten në mëngjes arriti në 49.65 dollarë për fuçi.