Övünç Kutlu
23 Shkurt 2022•Përditësim: 25 Shkurt 2022
Banka shumëkombëshe britanike Barclays regjistroi rritje të katërfishtë të fitimit të saj në vitin 2021, sipas rezultateve financiare të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fitimi të cilin Barclays e raportoi ishte 6.37 miliardë funta (8.67 miliardë dollarë) për të gjithë vitin 2021, duke u hedhur me 317 për qind më shumë nga 1.53 miliardë sa kishte një vit më parë.
Të ardhurat totale, megjithatë, qëndruan pothuajse të pandryshuara në 21.94 miliardë funta në 2021 nga 21.77 miliardë funta në 2020.
Për tremujorin e katërt të vitit 2021, fitimi i raportuar ishte 1.12 miliardë funta, një rritje e konsiderueshme nga 220 milionë funta të regjistruara në tremujorin e fundit të 2020.
Të ardhurat totale gjatë kësaj periudhe u rritën në 5.16 miliardë funta nga 4.94 miliardë funta.
Pas publikimit të të dhënave pozitive financiare, çmimi i aksioneve të Barclays u rrit me rreth 3 për qind në Bursën e Londrës.