Arif Yusuf,Hacer Başer
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
BAGDAD (AA) - Banka Botërore (BB) ka aprovuar një kredi me vlerë mbi 1.4 miliardë dollarësh për Irakun, raporton Anadolu Agency (AA).
Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate me shkrim nga Banka Botërore. Në deklaratë thuhet se kredia është dhënë për ti ardhur në ndihmë Irakut i cili po përballet me probleme ekonomike për shkak të rënies së çmimit të naftës si dhe rritjes së barrës fiskale.
Sipas deklaratës BB ka aprovuar një kredi me vlerë mbi 1.4 miliardë dollarë. Ndërkohë deri më tani BB i ka akorduar 3.4 miliardë dollarë ndihmë Irakut.