Ekonomi

BE-ja i dha Ukrainës 1.5 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse

"Sot, ne po transferojmë 1.5 miliardë euro të ardhura nga asetet e ngrira ruse për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës", tha presidentja e KE-së, Von der Leyen

Ata Ufuk Şeker  | 26.07.2024 - Përdıtësım : 26.07.2024
BE-ja i dha Ukrainës 1.5 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) i dha Ukrainës 1.5 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, transmeton Anadolu.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen njoftoi në postimin në llogarinë e saj në rrjetet sociale X se 1.5 miliardë euro i janë dhënë Ukrainës.

Duke vënë në dukje se BE-ja është në anën e Ukrainës, Von der Leyen tha: "Sot, ne po transferojmë 1.5 miliardë euro të ardhura nga asetet e ngrira ruse për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës".

Ajo tha se dërgimi i parave të Kremlinit në Ukrainë është simbol i rëndësishëm dhe shtoi se kjo do ta bënte Ukrainën dhe Evropën më të sigurt.

Vendet e BE-së ngrinë rreth 200 miliardë euro të Bankës Qendrore Ruse për shkak të luftës. Institucionet financiare që mbajnë asete ruse bëjnë fitim të konsiderueshëm duke i riinvestuar ato.

180 miliardë euro të rezervave të Bankës Qendrore Ruse të ngrira nga BE-ja mbahen nga Euroclear, një ofrues i shërbimit të kliringut dhe kujdestarisë me bazë në Belgjikë. Ndërkohë që aktivetet në bilancin e institucionit rriten me shpejtësi, Euroclear gjeneron shuma të mëdha të ardhurash nga interesi. Euroclear fitoi më shumë se 3 miliardë euro të ardhura vitin e kaluar nga interesat mbi asetet ruse të ngrira për shkak të sanksioneve të BE-së.

Vendet e BE-së do të përdorin miliarda euro fitime nga investimi i aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın