Tuba Onğun
01 qershor 2023•Përditësim: 02 qershor 2023
Norma vjetore e inflacionit të konsumit në Eurozonë ra në 6.1 për qind në maj, falë zbutjes së çmimeve të energjisë, transmeton Anadolu.
Shifrat e majit ranë nga 7 për qind në prill dhe arritën në nivelin më të ulët që nga shkurti 2022.
Çmimi i energjisë shënoi rënie me 1.7 për qind në bazë vjetore në maj, duke u zbritur nga rritja prej 2.4 për qind në prill, treguan të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat).
Çmimet e ushqimeve në Eurozonë u rritën me 12.5 për qind në maj krahasuar me një vit më parë, por vazhdojnë të jenë më të ulëta në krahasim me 13.5 për qind të regjistruar në prill.
Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit në Eurozonë nuk ka shënuar asnjë ndryshim në muajin maj, duke rezultuar që inflacioni mujor të mbetet në nivelin zero për qind.
Kostoja e energjisë në zonën e monedhës së përbashkët vlerësohet të ketë rënë me 2.2 për qind në bazë mujore.