Övünç Kutlu
22 Dhjetor 2015•Përditësim: 22 Dhjetor 2015
SOFJE (AA) - Bullgaria është e gatshme të përçojë gazin natyror nga Irani në vendet evropiane, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të këtij vendi, Daniel Mitov gjatë takimit me kreun e Parlamentit iranian, Ali Larijani në Teheran, raporton Anadolu Agency (AA).
"Janë tema të reja të hapura nga vendet evropiane, që sugjerojnë se ato dëshirojnë të investojnë në diversifikimin e burimeve të energjisë", citohet të ketë thënë Mitov.
Bullgaria është në kërkim të gjetjes së burimeve të reja të gazit, pasi Moska ka anuluar projektin e planifikuar të gazsjellësit "Rrjedha e Jugut" në dhjetor të vitit 2014, i cili parashikonte dërgimin e gazit rus në Evropë nëpërmjet Bullgarisë.
Në të njëjtën kohë, Evropa përpiqet të diversifikojë importet e saj të gazit. Në vitin 2014, vendet evropiane kanë konsumuar rreth 407 miliardë metra kub gaz, një e treta e së cilit është importuar nga Rusia.
"Strategjia e BE-së është për të diversifikuar burimet e saj të energjisë dhe Irani mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim", tha Mitov gjatë konferencës së përbashkët për media me ministrin e Jashtëm iranian Javad Zarif, transmeton agjencia e lajmeve Shana.
Megjithatë, në mënyrë që Irani të fillojë eksportet e gazit, sanksione ndaj vendit duhet të hiqen dhe Teherani duhet të gjejë investime për prodhimin shtesë të gazit dhe ndërtimit të tubacionit.
Më 15 dhjetor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka vendosur t'i japë fund hetimin mbi aktivitetet bërthamore të Iranit dhe dimensionet e tyre të mundshme ushtarake, e cila hapi rrugën për implementimin e marrëveshjes së njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), marrëveshje kjo e cila do të shënojë fillimin e heqjes së sanksioneve ndaj Iranit.
"Në dy deri tre javët e ardhshme, kur të arrijmë fazën e fillimit të zbatimit të JCPOA-së, të dyja vendet mund të zgjërojnë marrëdhëniet e tyre tregtare", citohet të ketë thënë kryetari i parlamentit iranian.
Me burimet e mëdha të pashfrytëzuara, gazi iranian mund të jetë një zgjidhje praktike për nevojën e Evropës që të diversifikojë burimet e saj të gazit.
Azizollah Ramazani, drejtor i Çështjeve Ndërkombëtare të gazit kompanisë Kombëtare iranine (NIGC) tha për AA se Turqia është një destinacion i preferuar për dërgimin e gazit (iranian) drejt Evropës.
"Ne po e shqyrtojmë fuqishëm këtë opsion, më shumë se opsionet të tjera, duke pasur parasysh se Irani është politikisht dhe teknikisht i gashtëm për këtë", tha Ramazani.