Hüseyin Erdoğan
30 Mars 2017•Përditësim: 30 Mars 2017
ANKARA (AA) – Brendi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent, të enjten është shrenjtuar për 0.34 për qind duke mbëritur kështu në 52.37 dollarë për një fuçi, ndërkohë që çmimi i markës amerikane të naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) është rritur për 0.07 për qind, më konkretisht në 49.67 dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nafta Brent tregtohej të martën me 51.41 dollarë për një fuçi, për të mbyllur ditën e mërkurë më një çim prej 52.45 dollarë për një fuçi.
Ekspertët nga lëmi i energjetikës thonë se arsyet kryesore për shtrenjtimin e naftës së papërpunuar në tregun ndërkombëtar është ndërpreja e prodhimtarisë në Libi nga shkaku i problemeve të brendëshme në shtet, të cilat kanë ngritur shqetësimin për sigurinë e furnizimit.