Delegacioni turk i Energjisë do të vizitojë Sirinë për inspektim të infrastrukturës elektrike dhe energjetike
Alparslan Bayraktar, tha se një delegacion nga ministria do të shkojë në Siri për të inspektuar infrastrukturën e energjisë dhe atë elektrike dhe për të diskutuar çështjet e bashkëpunimit dhe ndihmës
Ankara
Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i Türkyes, Alparslan Bayraktar, njoftoi se një delegacion nga ministria do të shkojë së shpejti në Siri për të inspektuar infrastrukturën elektrike dhe energjetike, transmeton Anadolu.
Ministri Bayraktar iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së kabinetit në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Duke vënë në dukje se një delegacion nga ministria do të shkojë në Siri për të inspektuar infrastrukturën e energjisë dhe atë elektrike dhe për të diskutuar çështjet e bashkëpunimit dhe ndihmës, Bayraktar tha se "Problemi parësor në lidhje me energjinë në vend është energjia elektrike. Do të gjendet një formulë për ta siguruar këtë".
Ndër të tjera, duke rikujtuar se javën e kaluar kryeministri libanez Najib Mikati ka thënë se ata po përjetojnë probleme me energjinë elektrike, Bayraktar tha: "Në periudhën e ardhshme mund të kryhen punime lidhur me çështjen e energjisë elektrike edhe për Libanin".