Bahattin Gönültaş
13 Prill 2023•Përditësim: 14 Prill 2023
Ekonomia e Ukrainës u tkurr me 29.1 për qind në vitin 2022 mes luftës së vazhdueshme me Rusinë, që filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar dhe e cila ka dëmtuar rëndë infrastrukturën duke ndërprerë aktivitetet ekonomike, transmeton Anadolu.
Shifrat e publikuara të mërkurën vonë nga Shërbimi Shtetëror i Statistikave të Ukrainës ishin më të ulëta se parashikimet e ekspertëve për një rënie prej rreth 40-50 për qind për vitin 2022.
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i vendit u rrit me 3.4 për qind në rreth 200 miliardë dollarë në vitin 2021, tha Banka Botërore.
Sipas raportit të përbashkët shtatorin e kaluar, të përgatitur nga qeveria ukrainase, Këshilli Evropian dhe Banka Botërore, tregon se procesi i rimëkëmbjes së vendit do të kushtojë 349 miliardë dollarë ose mbi një herë e gjysmë më shumë sesa PBB-ja e vendit.
Pavarësisht marrëveshjes së mbështetur nga Türkiye për dërgesat e grurit nëpërmjet Detit të Zi, e cila ka ndihmuar sektorin bujqësor të Ukrainës, eksportet bujqësore janë ende shumë nën nivelin para fillimit të luftës.
Qeveria ukrainase varet nga dhjetëra miliarda dollarë ndihma të huaja nga vendet perëndimore për të vazhduar ofrimin e shërbimeve të saj.