Politikë, Ekonomi

Erdoğan: Türkiye monitoron të gjitha hapat e Greqisë dhe ndërhyn në rast nevoje

Duke folur në një takim të grupit parlamentar të AK Partisë në Ankara, presidenti Erdoğan tha se Türkiye do të vazhdojë të mbrojë pakicën turke në Trakinë Perëndimore

Muhammed Enes Çallı  | 24.07.2024 - Përdıtësım : 24.07.2024
Erdoğan: Türkiye monitoron të gjitha hapat e Greqisë dhe ndërhyn në rast nevoje

Istanbul

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se vendi i tij monitoron të gjitha hapat e Greqisë dhe ndërhyn në rast nevoje, raporton Anadolu.

Duke folur në një takim të grupit parlamentar të AK Partisë në Ankara, presidenti Erdoğan tha se Türkiye do të vazhdojë të mbrojë pakicën turke në Trakinë Perëndimore.

"Ne synojmë të përmirësojmë miqësinë tonë me të gjitha vendet dhe të rrisim numrin e miqve tanë", tha ai.

Në lidhje me përmirësimin e vlerësimit të Türkiyes nga Moody’s, Erdoğan tha se ky ishte një hap i vonuar 11-vjeçar pasi Türkiye ka kapacitete shumë më të larta ekonomike.

Të premten, Moody's njoftoi se përmirësoi vlerësimet afatgjata të emetuesve të valutës së huaj dhe të brendshme dhe të pasigurta të nivelit të lartë të monedhës së huajnë B1 nga B3.

Agjencia globale e vlerësimit tha se perspektiva mbetet pozitive.

"Derisa kostoja e tërmetit, që ka arritur në 104 miliardë dollarë, zvogëlohet dhe derisa politikat tona japin rezultate, ne do të vëmë çdo burim shtesë në dispozicion kryesisht për pensionistët dhe njerëzit tanë", tha Erdoğan.

Më 6 shkurt të vitit 2023, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elaziğ, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Gjithsej 53.537 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 107 mijë të tjerë u plagosën. Mbi 14 milionë njerëz në Türkiye u prekën nga tërmetet si dhe shumë të tjerë në veri të Sirisë.

"Qëllimi ynë është të rrisim përgjithmonë mirëqenien e popullit tonë pa e futur ekonominë tonë në një rreth vicioz që nxit inflacionin", theksoi Erdoğan.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.