Ayhan Şimşek
14 Mars 2022•Përditësim: 15 Mars 2022
Në Gjermani sot janë anuluar qindra fluturime në gjashtë aeroporte për shkak të grevave të stafit të sigurisë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme mbi pagat, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Aeroportet kryesore, përfshirë Berlin-Brandenburg, Këln-Bon dhe Dyseldorf janë prekur më keq nga greva", thonë operatorët e aeroportit.
Rreth dy të tretat e të gjitha fluturimeve nga kryeqyteti gjerman u anuluan ndërsa afro 160 fluturime nga Dyseldorfi dhe 82 fluturime nga Këln-Bon u anuluan gjithashtu.
Greva njëditore e thirrur nga sindikata "Ver.di" shkaktoi anulime dhe vonesa në aeroportet e Bremenit, Hannoverit dhe Leipzigut.
Sindikata përfaqëson rreth 25 punonjës të stafit të sigurisë dhe kërkesat e saj përfshijnë rritjen e pagave për orë dhe përmirësime të tjera në kushtet e punës.