Furkan Naci Top
28 Nëntor 2016•Përditësim: 28 Nëntor 2016
ATHINË (AA) – Ministri i Financave i Greqisë, Efklidis Çakalotos (Euclid Tsakalotos) ka thënë në lidhje me lehtësimin e borxhit publik të vendit të tij nga ana e kreditorëve se “Shpresojmë që tri palët më 5 dhjetor të arrijnë një marrëveshje e cila do të jetë e dobishme për ekonominë greke”, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në konferencën e organizuar nga Oda e Tregtisë Amerikane-Greke, ai theksoi se vendi i tij është duke e respektuar në mënyrë të konsiderueshme paketën për nxjerrjen e vendit nga kriza.
Çakalotos theksoi se aktualisht qeveria është në procesin e bisedimeve me kreditorët në lidhje me reformat e masave të shtrëngimit, duke shtuar se çështjet më e rëndësishme në këtë proces janë kontestet në lidhje marrëveshjet kolektive të punës dhe shkarkimet kolektive nga puna.