Ekonomi

Kanadaja shpall tarifa reciproke për 21 miliardë dollarë produkte amerikane

Otava përgjigjet me kundërtarifa për produkte të ndryshme ndërsa sot hynë në fuqi tarifat e Trumpit ndaj çelikut dhe aluminit

Mücahithan Avcıoğlu  | 12.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Kanadaja shpall tarifa reciproke për 21 miliardë dollarë produkte amerikane

Istanbul

Kanadaja do të vendosë tarifë reciproke shtesë prej 25 për qind për mallra amerikane në vlerë prej 20,6 miliardë dollarësh, duke filluar nga e enjtja, tha sot ministri kanadez i Financave Dominic LeBlanc, transmeton Anadolu.

Kanadaja do të vendosë kundërtarifa mbi produktet amerikane, duke përfshirë çelikun në vlerë prej 8,7 miliardë dollarësh dhe aluminin në vlerë 2 miliardë dollarë, dhe produkte të tjera me vlerë 9,8 miliardë dollarë.

“Lista e produkteve shtesë të prekura nga kundërtarifat përfshin kompjuterë, pajisje sportive dhe produkte prej gize”, tha Leblanc në një konferencë shtypi.

“Përveç kësaj, dje mësuam se tarifat e SHBA-së do të vendosen gjithashtu për përmbajtjen e çelikut dhe aluminit në produkte të caktuara derivative. Qeveria aktualisht është duke e vlerësuar këtë aspekt dhe mund të vendosë, natyrisht, tarifa të tjera si përgjigje ndaj kësaj mase”, shtoi ai.

Kundërtarifat prej 25 për qind që Otava vendosi mbi 30 miliardë dollarë mallra amerikane më 4 mars ishte si reagim ndaj vendosjes së tarifave të gjera nga presidenti Donald Trump për importet kanadeze, krahas tarifave të reja kanadeze.

Të gjitha importet e çelikut dhe aluminit, jo vetëm nga Kanadaja, u nënshtrohen tarifave prej 25 për qind të Trumpit, të cilat hynë në fuqi nga dita e sotme.

BE-ja deklaroi shpejt se do të vendosë taksa për më shumë se 28 miliardë dollarë mallra amerikane duke filluar nga prilli.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın