Aysu Biçer
19 Nëntor 2022•Përditësim: 20 Nëntor 2022
Kryeministri britanik Rishi Sunak sot bëri një vizitë të papritur në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në vizitën e tij të parë në Ukrainë që nga marrja e detyrës muajin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Britania e di se çfarë do të thotë të luftosh për liri. Ne jemi me ju plotësisht”, tha Sunak në Twitter nga kryeqyteti ukrainas.
Në Telegram, Zelenskyy ndau një video të vizitës, duke thënë: “Që nga ditët e para të luftës, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar kanë qenë aleatët më të fortë. Ne diskutuam çështjet më të rëndësishme si për vendet tona, ashtu edhe për sigurinë globale”.