Politikë, Ekonomi

Kryeministrja italiane këtë fundjavë udhëton për vizitë në Kinë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning njoftoi se Meloni do të qëndrojë në Kinë nga e shtuna deri në fund të muajit

Riyaz Khaliq Khaliq  | 25.07.2024 - Përdıtësım : 25.07.2024
Kryeministrja italiane këtë fundjavë udhëton për vizitë në Kinë

Istanbul

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, këtë fundjavë do të vizitojë Kinën, transmeton Anadolu.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Mao Ning, njoftoi se Meloni do të qëndrojë në Kinë nga e shtuna deri në fund të muajit.

Kryeministrja italiane pritet të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, pasi vëllimi tregtar midis dy vendeve ka kaluar mbi 80 miliardë dollarë.

Udhëtimi i kryeministres Meloni në Pekin, i pari që kur ajo mori detyrën në tetor të vitit 2022, është i rëndësishëm pasi vitin e kaluar Italia u tërhoq nga Iniciativa e Brezit dhe Rrugëve (BRI), nismë shumë trilionë dollarëshe e Kinës.

Italia ishte e vetmja ndër vendet e G7-tës që iu bashkua BRI-së në vitin 2019.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.