Erdal Turanlı,Etem Geylan
14 Nëntor 2015•Përditësim: 15 Nëntor 2015
STAMBOLL (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, ka deklaruar se janë shumë të kënaqur të punojmë së bashku, siç u shpreh, me miqtë japonezë në projektet e infrastrukturës me rëndësi strategjike për Turqinë. Davutoğlu me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe kanë marrë pjesë në "Forumin e Biznesit Turqi-Japoni" i zhvilluar në hotelin Conrad. Forumi është organizuar nga Këshilli Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë (JETRO), raporton Anadolu Agency (AA)
Davutoğlu ka theksuar se: "Deri në fund të vitit 2014 volumi tregtar midis dy vendeve është rreth 3.6 miliardë dollarë, por kjo është e pamjaftueshme. Potenciali i dy vendeve është përtej kësaj. Me përfundimin e marrëveshjeve ekonomike të partneritetit mes dy vendeve mendoj se në një kohë shumë të shkurtër do t'ia arrijmë objektivave që dëshirojmë. Shpresojmë që në 2-3 vitet e para ky volum të arrijë në 5 miliardë, dhe jo më vonë se 5 vite këtë vëllim duhet ta rritim në 10 miliardë".
Kryeministri turk ka pohuar se që nga qershori i vitit 2015 shuma e investimeve të drejtpërdrejta japoneze në Turqi ka arritur në një total kumulative 1.7 miliard dollarë, ku 1.6 miliardë dollarë e këtyre investimeve është realizuar në 5 vitet e fundit. Por kjo sipas tij nuk mjafton. "Sepse nga 113.6 miliardë dollarë të investimeve të jashtme të Japonisë në vitin 2014, kemi arritur të tërheqim në Turqi vetëm 212 milionë dollarë. Duhet të vendosim objektiva të ndërsjella si në investimet e përbashkëta në vendet e treta ashtu edhe në çështjen e bashkëpunimit"- ka shtuar .
Davutoğlu ka shtuar se: "Dëshirojmë që të vazhdojmë bashkëpunimin me Japoninë për investimet në fushën e infrastrukturës. Ura e dytë Fatih Sultan Mehmet në ngushticën e Bosforit dhe së fundmi projekti i Marmaray janë treguaesit më të fortë se çfarë mund të bëjnë sëbashku dy vendet dhe bota e punës së dy vendeve".