Emre Gürkan Abay
22 Mars 2016•Përditësim: 22 Mars 2016
MOSKË (AA) – Në Rusi 19.2 milionë banorë jetojnë nën nivelin e varfërisë, që është numri më i madh gjatë 10 viteve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Entit rus për statistikat (ROSSTAT), numri i banorëve që jetojnë nën kufirin e varfërisë në këtë vend, në krahasim me vitin e kaluar është rritur për madje 3.1 milionë, konkretisht arrin në 19.2 milionë banorë.
Këto të dhëna tregojnë se 13.4 përqind e banorëve rusë jetojnë nën kufirin e varfërisë.
Ministria ruse e Zhvillimit Ekonomik po ashtu publikoi se të ardhurat kombëtare në dispozicion, në krahasim me vitin 2015, shënojnë rënie prej katër përqind.