Ministri azerbajxhanas: COP29 duhet të përdoret për zgjidhje "të guximshme dhe gjithëpërfshirëse"
Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Bayramov tha se Presidenca e COP29 po udhëheq përpjekjet ndërkombëtare për të forcuar veprimet e përbashkëta për lidhjen e klimës dhe paqes
Baku
Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov tha se Presidenca e COP29 po udhëheq përpjekjet ndërkombëtare për të forcuar veprimet e përbashkëta për lidhjen e klimës dhe paqes, transmeton Anadolu.
Bayramov foli në panelin e nivelit të lartë të titulluar "Klima dhe paqja: Veprim i përbashkët për të mos lënë askënd prapa" të mbajtur në kuadër të Konferencën e 29-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP29) e cila vazhdon në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
"COP29 duke marrë parasysh konfliktet e vazhdueshme në botë, vendosi të ngrejë çështjen e paqes dhe ndryshimeve klimatike", tha Bayramov i cili shtoi se ndryshimi i klimës rrit sigurinë ushqimore, përshpejton mungesën e ujit, shkakton shkatërrimin e tokës dhe zhvendosjen e njerëzve.
Ai theksoi se kjo situatë mund të jetë katalizator i konflikteve që çojnë në thellimin e paqëndrueshmërisë. "Konfliktet dhe efektet e tyre shkatërruese të pasojave të tyre mbi infrastrukturë, shkatërrimin e tokës dhe biodiversitetin përkeqësojnë krizën klimatike duke krijuar një rreth vicioz që minon paqen, stabilitetin dhe zhvillimin. Kjo ishte pikërisht edhe logjika pas asaj që Presidenca e COP29 i ftoi të gjitha palët që t'i vëzhgojnë këto gjatë samitit të klimës", tha Bayramov.
Kryediplomati azerbajxhanas potencoi se 355 milionë familje dhe afro 1.3 milion njerëz janë të ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike që nga viti 2021. "40 për qind e tyre që janë 142 milionë familje ose mbi 500 milionë njerëz, janë në zona konflikti ose të prirura nga konflikti. Si përgjigje e zërit në rritje të segmenteve më të pambrojtura, Presidenca e COP29 ka udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare gjatë muajve të fundit për të forcuar veprimet e përbashkëta në lidhjen klimatike dhe paqes", tha Bayramov.
"Duhet ta përdorim këtë moment kritik për të paraqitur zgjidhje të guximshme dhe gjithëpërfshirëse që do t'i kthejnë angazhimet në veprime konkrete", tha ai.