Malik Hasa
26 shtator 2015•Përditësim: 26 shtator 2015
TIRANË (AA) – Në një bashkëbisedim me gazetarët Ministri i Financave të Shqipërisë, Shkëlqim Cani ka folur për hecorinë e operacionit kundër informalitetit ku ka dhënë shfirat e deritanishme të kësaj fushate, raporton Anadolu Agency (AA).
Cani në fjalën e tij ka thënë se kontrollet shtrihen nga dita në ditë dhe ka nënvizuar që grupet në terren vazhdojnë punën edhe në ditët e pushimit.
“Momentalisht nuk është arritur të kontrollohet akoma gjysma e bizneseve aktive të rregjistuara. Në kontrollet e kryera janë hasur deri më tani rreth 10 përqind të bizneseve me shkelje. Nga 1 gushti deri më datë 24 shatorë janë rregjistuara 19 mijë biznese të reja” tha Cani dhe shton se xhiroja e deklaruar nga bizneset në krahasim me një vit më parë për muajin shtatorë është rritur me 14 miliardë lekë.
Në vazhdim të fjalës së tij Cani ka thënë se një tjetër fenomen që vihet re është ai i shtimit të pajisjeve fiskale. “Deri më tani janë shtuar rreth 16 mijë pajisje fiskale. Por ajo që ka më shumë vlerë për ne është rregjistrimi i mbi 60 mijë punonjësve të rinj vetëm në 24 ditët e fundit” tha Cani në vijim të fjalës së tijë.
Kjo është një shprehje e qartë e hecorisë së reformës tha Cani dhe vuri në dukje që kjo është vetëm pjesa në terren e kësaj reforme. Cani theksoi se në bazë të kësaj reforme janë duke u përgatitur edhe pjesa ligjore duke përmendur këtu ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për informalitetin.
Ligji për procedurat tatimore ishte një ndër to tha Cani dhe shtoi se ajo që është e veçanta në këtë ligj është se: “Të gjithë tatimpaguesit që disponojnë mall pa faturë dhe ribëjn deklaratën deri më 31 dhjetorë të vitit 2015 u hiqet penaliteti dhe ndjekja penale".
Cani më tej ka thënë se pas datës 1 janar do të ketë tjetër qasje për to, por kjo sipas tijë është për tu ardhur në ndihmë bizneseve për të mënjanuar mendimin e tyre se kjo fushatë i kapi pa përgatitur.
Bizneset kanë pasur lajmërime të herëpashershme tha Cani dhe nënvizoi se ata janë lajmëruar edhe në muajin mars si dhe në muajin gusht.
Cani më tej shtoi se bizneset duhet të ribejnë deklaratat e tyre tatimore dhe të paguajnë detyrimet e tyre normalisht.
500 mijë lekë do të jetë gjoba për bizneset që nuk deklarojnë numërin e saktë të punësuarve dhe kur nuk deklarojnë pagën reale të të punsuarave tha Cani dhe shtoi se kjo nuk është për të shtuar më shumë buxhet por bëhet për të luftuar “skllavërinë”.
Cani në fjalën e tijë tha gjithashtu se do të ketë masa të rënda edhe për administratën e tatimeve që bashkëpunojnë në shkelje të ndryshme.