Ekonomi

Ministria turke e Energjisë dhe Burimeve Natyrore mohon pretendimet për dërgesë të naftës në Izrael

Ministria në njoftim bëri të ditur se gazsjellësi Baku-Tbilisi-Ceyhan (BTC) menaxhohet nga Türkiye, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare të 18 nëntor 1999

Fuat Kabakcı  | 11.11.2024 - Përdıtësım : 12.11.2024
Ministria turke e Energjisë dhe Burimeve Natyrore mohon pretendimet për dërgesë të naftës në Izrael

Ankara

Ministria turke e Energjisë dhe Burimeve Natyrore njoftoi se pretendimet për dërgesë të naftës nga Ceyhan në Izrael ishin "plotësisht të pabaza", transmeton Anadolu.

Ministria në njoftim bëri të ditur se gazsjellësi Baku-Tbilisi-Ceyhan (BTC) menaxhohet nga Türkiye, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare të 18 nëntor 1999.

"Operacioni i seksionit turk të linjës kryhet nga BOTAŞ International AŞ në kuadër të Marrëveshjes Operative të nënshkruar me partnerët BTC. BOTAŞ International AŞ, e cila operon linjën në kuadër të marrëveshjeve në fjalë, nuk ka asnjë përfshirje apo disponim në blerjen dhe shitjen e naftës", thuhet në njoftim të ministrisë.

"Pretendimet se për dërgesë të naftës nga Ceyhan në Izrael dhe se Türkiye e lejoi këtë janë krejtësisht të pabaza", thekson më tej ministria duke shtuar se kompanitë që transportojnë naftën përmes BTC dhe e shesin atë në tregjet botërore nga porti Heydar Aliyev, respektuan vendimin e Türkiyes për t'i dhënë fund tregtisë me Izraelin dhe se nuk u bë ndonjë dërgesë për Izraelin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın