Ekonomi

Nigeria fillon të shesë naftën bruto me monedhën vendase

Shitja e naftës bruto në Naira, monedhën vendase, ka nisur në përputhje me direktivën e Këshillit Ekzekutiv Federal (FEC)

Adam Abu-bashal  | 07.10.2024 - Përdıtësım : 07.10.2024
Nigeria fillon të shesë naftën bruto me monedhën vendase

Abuja

Nigeria, vendi i pasur me naftë dhe gaz natyror në kontinentin afrikan ka filluar të shesë naftën bruto në monedhën vendase, transmeton Anadolu.

Drejtor i Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Financave, Mohammed Manga, në deklaratën e tij me shkrim theksoi se shitja e naftës bruto në Naira, monedhën vendase, ka nisur në përputhje me direktivën e Këshillit Ekzekutiv Federal (FEC).

Manga vuri në dukje se kjo nismë strategjike duke krijuar një ndikim të qëndrueshëm në ekonominë nigeriane, pritet të rrisë rritjen, stabilitetin dhe vetë-mjaftueshmërinë.

Vendi vazhdon të qëndrojë në kompleksitetin e tregjeve globale, njoftoi Manga, i cili deklaroi se kjo lëvizje strategjike e pozicionon Nigerinë për sukses në të ardhmen.


- 37 miliardë fuçi rezerva nafte

Rezervat e identifikuara të naftës të Nigerisë janë afërsisht 37 miliardë fuçi dhe përbëjnë 3,1 për qind të rezervave botërore.

Nigeria e cila është ndër 15 vendet e para në botë për prodhimin e naftës bruto, është vendi i 8-të që ka rezervat më të mëdha të naftës në botë dhe i 6-të për sa i përket eksporteve të naftës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın