Murat Temizer
29 shtator 2020•Përditësim: 29 shtator 2020
Shitja e përgjithshme e derivateve të naftës në Norvegji ka rënë për 12 për qind, konkretisht në 635 milionë litra në muajin gusht në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia për Statistikë e Norvegjisë po ashtu bëri të ditur se njëkohësisht shitja e benzinës është rritur për dy milionë litra.
Shitja e dizelit arrin 255 milionë litra, që paraqet rënie prej gjashtë milionë litra në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar.
Autoriteti i statistikave të vendit ka prodhuar të dhëna të mbledhura nga Ministria Norvegjeze e Tregtisë, Instituti Norvegjez i Naftës dhe kompanitë e naftës që nga viti 1973.