Ekip
01 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
PARIS (AA) - Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) paralajmëron për "kurthin e rritjes së ulët" të ekonomisë globale, nëse qeveritë nuk ndryshojnë taktikat në fushën e konsumit dhe tregtisë, raporton Andolu Agency (AA).
Organizata, me qendër në Paris, ka komentuar edhe largimin e mundshëm të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE) apo Brexit, emri medial i këtij procesi politik, duke theksuar se një veprim i tillë "do të reduktonte rritjen ekonomike në Evropë, por edhe në vende të tjera të botës".
Sipas raportit, vala e refugjatëve në Evropë dhe mungesa e një reagimi të unifikuar ndaj këtij fenomeni paraqet kërcënim për stabilitetin financiar global.
OECD-ja parashikon rritje botërore prej tre përqind këtë vit dhe 3.3 përqind vitin e ardhshëm.
Përndryshe, opinioni britanik do të votojnë më 23 qershor nëse Britania e Madhe duhet të mbetet ose të largohet nga BE-ja.