Ekonomi

Papunësia në Britani të Madhe më e ulëta nga viti 1975

Numri i të papunëve në tre muajt e fundit, përfshirë edhe shkurtin, ka rënë për 16 mijë në 1,42 milion krahasuar me vitin e kaluar, thonë të dhënat e Zyrës britanike të statistikave (ONS)

Gökhan Kurtaran  | 17.04.2018 - Përdıtësım : 18.04.2018
Papunësia në Britani të Madhe më e ulëta nga viti 1975

Londër

LONDËR (AA) - Sipas Qeverisë së Britanisë së Madhe, shkalla e papunësisë në Britani të Madhe ka rënë në 4,2 për qind nga dhjetori i kaluar deri në shkurt, duke regjistruar një nivel më të ulët që nga viti 1975, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të papunësuarve në tre muajt e fundit, përfshirë edhe shkurtin, ka rënë për 16 mijë në 1.42 milion krahasuar me vitin e kaluar, thonë të dhënat e Zyrës britanike të statistikave (ONS).

Shkalla e papunësisë në periudhën nëntor-janar arriti në 4.3 për qind.

Të ardhurat totale të të punësuarve, duke përfshirë edhe bonuset, në periudhën në fjalë janë më të larta për 2,8 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın