Gökhan Ergöçün
05 Nëntor 2021•Përditësim: 05 Nëntor 2021
Autoriteti statistikor i Gjermanisë (Destatis) ka bërë të ditur se prodhimi industrial i Gjermanisë në muajin shtator ka shënuar rënie për 1 për qind në baza vjetore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Destatis njoftoi se prodhimi po ashtu shënoi rënie për 1,1 për qind në baza vjetore.
“Krahasuar me muajin shkurt të vitit 2020, muajin para vendosjes së kufizimeve për shkak të pandemisë në Gjermani, prodhimi në muajin shtator të vitit 2021 ishte 9,5 për qind më i ulët në terma sezonalë dhe të rregulluar sipas kalendarit”, tha Destatis.
Në baza mujore, në shtator ka pasur rënie në prodhimin e mallrave kapitale (2,8 për qind) dhe mallrave të ndërmjetëm (1,1 për qind), ndërsa prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove, si dhe mallrat e konsumit shënuan rritje prej 2,1 për qind dhe 0,2 për qind.
“Jashtë industrisë, prodhimi i energjisë u rrit për 1 për qind në muajin shtator krahasuar me muajin e mëparshëm dhe prodhimi në ndërtim u rrit për 1,1 për qind”, thuhet në njoftim.
Në muajin gusht, prodhimi shënoi rënie prej 3,5 për qind në baza mujore.