Ekonomi

Produktet kombëtare të industrisë turke të mbrojtjes, zgjedhje e ushtrive botërore

Ndërsa industria turke e mbrojtjes po përjetonte epokën e artë në vitin 2024, produktet kombëtare janë bërë zgjedhja e preferuar për shumë vende

Zeynep Duyar  | 24.01.2025 - Përdıtësım : 24.01.2025
Produktet kombëtare të industrisë turke të mbrojtjes, zgjedhje e ushtrive botërore   Foto: Zeynep Duyar / AA

Ankara

Türkiye e cila kohët e fundit ka ndryshuar konceptet e luftës me produktet e saj të industrisë së mbrojtjes që ka prodhuar, është bërë një mburojë për sigurinë e vendeve mike, vëllazërore dhe aleate edhe me eksportet që ajo ka kryer.

Sipas informacioneve të përpiluara nga Anadolu, ndërsa industria turke e mbrojtjes po përjetonte epokën e artë në vitin 2024, produktet kombëtare janë bërë zgjedhja e preferuar për shumë vende.

Gjatë periudhës në fjalë, Türkiye me të gjitha aktivitetet që ajo ka zhvilluar nga prodhimi seri (masiv) e deri tek kërkim-zhvillimi, nga inovacioni e deri në menaxhimin e teknologjisë si dhe me përvojën e lartë të fituar, u ngjit në vendin e 11-të në mesin e vendeve eksportuese në industrinë e mbrojtjes në botë

Rritja e eksporteve në bazë platforme u pasqyrua në shifra. Eksportet e mbrojtjes dhe të industrisë ajrore të Türkiyes thyen një rekord të ri vitin e kaluar, duke arritur në 7 miliardë e 154 milionë dollarë. Në eksporte, synohet që të arrihet në numra dyshifrorë brenda 2 viteve.

Vitin e kaluar, kontributi ekonomik i sistemeve të dorëzuara vetëm brenda vendit u regjistrua në të paktën 40 miliardë dollarë.


- Eksporti nga toka në ajër

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 4.500 automjete tokësore u eksportuan në 40 vende, korveta në 3 vende, 140 platforma detare në më shumë se 10 vende, municione dhe raketa në 42 vende dhe 770 mjete ajrore pa pilot (dronë-IHA), mjete ajrore pa pilot të armatosur (dronë-SIHA) dhe mjete ajrore pa pilot sulmues (dronë-TIHA) u eksportuan në më shumë se 50 vende.

Gjithashtu 1.200 sisteme elektro-optike dhe sisteme armësh të stabilizuara u shitën në 24 vende, helikopterë sulmues në 8 vende, radarë në 10 vende, armë, pushkë dhe pistoleta të madhësive të ndryshme në 111 vende, 1.500 dronë kamikaze në 11 vende dhe avion HÜRKUŞ në 2 shtete. Ndërsa shumë produkte të reja janë gjithashtu në radarët e vendeve të ndryshme.

Kreu i Industrive të Mbrojtjes, Haluk Görgün, në mbledhjen e vlerësimit vjetor është shprehur: "Kemi eksportuar produkte nga e gjithë gama, përtej prodhimit të tyre. Ne kemi mjaftueshmërinë për të përmbushur nevojën pavarësisht se kudo që ajo të jetë".


- Shumica e eksporteve në Evropë

Ndërsa buxheti për kërkim dhe zhvillim në industrinë e mbrojtjes iu afrua gjithsej 3 miliardë dollarëve vitin e kaluar, norma vendase tejkaloi 80 për qind. Gjithashtu vëllimi i projektit mbi 100 miliardë dollarë u rrit me 29 për qind krahasuar me vitin 2023.

Teksa ndaj më shumë se 180 vendeve janë kryer eksporte me një total prej rreth 300 produktesh, shumica e shitjeve janë bëra në Evropë. Kërkesa më e lartë nga Evropa ishte për dronët (IHA) raketat inteligjente, mjetet tokësore, frëngjitë (strukturë rrotulluese) e armëve, anijet ushtarake, strukturat e avionëve dhe helikopterëve, radarët dhe simulatorët.

Türkiye ka më shumë se 3.500 kompani që operojnë në industrinë e mbrojtjes dhe më shumë se 1.100 projekte aktive. Vitin e kaluar në krahasim me periudhat e mëparshme ajo aplikoi edhe në shumicën e projekteve të NATO-s.

Sistemi ASELFLIR-500 i prodhuar nga ASELSAN, kur u fut në prodhim masiv në vitin 2024 arriti sukses në eksportueshmëri në 16 vende. Po ashtu edhe eksportet e anijeve ushtarake në Portugali u regjistruan si një sukses i rëndësishëm në vitin 2024.


- Motorët vendas janë në fazën e prodhimit

Pas një viti të suksesshëm në 2024, këtë vit priten rekorde të reja në prodhim dhe eksport. Parashikohet që të paktën tre tanke ALTAY të dalin nga prodhimi seri këtë vit dhe t'i dorëzohen Forcave të Armatosura Turke.

Gjithashtu po vazhdojnë edhe punimet për prodhimin vendas dhe kombëtar të motorit të tankut Altay. Ndërsa ka edhe motorë të zhvilluar për raketa, Türkiye po fiton aftësinë për të prodhuar një nga një motorët që i nevojiten.

Në këtë kuadër, po vazhdojnë punimet për prodhimin e motorit të avionit luftarak kombëtar KAAN duke përdorur burime vendase dhe kombëtare. Gjashtë prototipa janë duke u prodhuar në mënyrë që testet e KAAN të mund të përfundojnë më shpejt, ndërsa vazhdon procesi i prodhimit i KAAN-it të dytë.

Edhe motori i helikopterit GÖKBEY gjithashtu është planifikuar të jetë vendas dhe kombëtar.

Po ashtu edhe Turkish Aerospace Industries (TUSAŞ) ka filluar aktivitetet e testimit të modelit termik të satelitit zëvendësues GÖKTÜRK-2.

Sërish gjatë kësaj periudhe do të nënshkruhen edhe kontratat për projektet MİLKAR dhe MİLKED në sistemet e komunikimit satelitor dhe të luftës elektronike. Brenda këtij viti do të jenë edhe dorëzimet e para të avionëve HÜRKUŞ.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.